Gjitha tabelat në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, Ejup Rustemi nënshkruan vendimin

Tabelat në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk do jenë më vetëm në gjuhën maqedonase por do të jenë të shënuara edhe në shqip informon Tetovasot .E gjitha kjo në një koordinim mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”.

Prej Strumice e Kumanove nga Dojrani në Shtip e Ohër,tashmë këto tabela do kenë shënim edhe në gjuhën shqipe.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

E gjithë kjo veprimtari ka filluar prej sot duke shtrirë terrenin nga Tabanoci dhe deri në Qafë Thanë ndërsa vendimin e ka nënshkruar vetë drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi.
Ndryshe dje Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut “Bekim Memeti deklaroi me këtë rast se te gjitha tabelat do të vendosen në gjuhën shqipe së shpejti.Tetovasot