Gjithçka është në dorën e VVsë për arritjen e marëveshjes thonë nga LDKja

Advertisment

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook, ka paraqitur një deklaratë dhënë për media, në lidhje me takimet me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me këtë parti, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ka theksuar se një marrëveshje e cila respekton vullnetin e 6 tetorit është e pranushme për LDK-në, mirëpo, sipas tij, deri më tani nuk është arritur një marrëveshje e tillë.

Reklame

“Pavarësisht mos arritjes së marrëveshjes, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor 2019, e kemi bërë të qartë se LDK angazhohet për themelimin e institucioneve të reja sa më shpejtë.
Është në dorën e partisë që ka dalë e para në zgjedhje të gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu ka bërë me dije se në takimi e fundit LDK kanë dhënë ofertën e tyre për bashkëqeverisje.

“Dhe tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje. Takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka përfunduar Hoti./ Insajderi.com