Gjithçka ka ngrirë në Çikago, pamjet me dron tregojnë gjendjen aktuale

Një stuhi e ashpër dhe vdekjeprurëse përfshiu Shtetet e Bashkuara.

Stuhia la miliona njerëz pa energji dhe bëri që tubat e ujit të shpërthenin në Teksasin e pasur me naftë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Reshjet e zgjatura të borës do të vazhdojnë në SHBA”, tha Shërbimi kombëtar i Motit.

“Por më e keqja duket se ka mbaruar.”

Të enjten, më 18 shkurt stuhia përfshiu një zonë që shtrihet nga Virxhinia deri në verilindje, duke sjellë ngrica dhe kushte të vështira udhëtimi.

Dëbora përfshiu edhe qytetin e New York, duke detyruar rreth 200 fluturime të anuloheshin dhe vonoi hapjen e qendrave të vaksinimit Covid-19.

Teksasi është qyteti më i goditur nga stuhia e dëborës. Ndërsa energTexasjia elektrike u rikthye, banorët po merreshin me tubat që kishin shpërthyer nga i ftohti.

“Ishe si një ujëvarë e cila fillonte në banjo dhe zbriste në dhomat e tjera,” tha Birgit Kapms.

“Ne morëm kova dhe peshqir, u përpoqëm ta ndalonim para se të na përmbytej shtëpia,” tha ajo.

Kompanitë e energjisë në Teksas ndërprenë energjinë për të shmangur mbingarkimin e rrjeteve. Autoritetet e Teksasit hapën rreth 300 qendra me ngrohje në të gjithë shtetin.

Presidenti Joe Biden foli të Enjten në mbrëmje me Guvernatorin e Teksasit Greg Abbott, duke u zotuar se qeveria federale do të punonte “dorë për dore” me autoritetet shtetërore për të ofruar lehtësim, tha Shtëpia e Bardhë.

Problemet e Teksasit kanë shkaktuar zemërim në shtetin Lone Star, i vetmi nga 48 shtetet kontinentale të SHBA që ka rrjetin e tij të pavarur të energjisë.

Zemërimi u rrit të enjten pasi u zbulua se senatori i Teksasit Ted Cruz kishte fluturuar në vendpushimin meksikan të pushimeve në Kankun gjatë krizës.

Rivalët politikë kërkuan dorëheqjen Cruz. Ai më vonë e quajti udhëtimin “padyshim një gabim”.

Biden urdhëroi Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të koordinojë përpjekjet për ndihmë nga katastrofat në Oklahoma dhe Luiziana pasi zyrtarët lokalë deklaruan emergjencat.

Biden u detyrua të shtynte deri të Premten një vizitë në vendin e prodhimit të vaksinave Pfizer Covid-19 në Kalamazoo, Michigan ndërsa zyrat e qeverisë federale në Uashington u mbyllën të Enjten.

Më shumë se 40 vende të përfshira nga stuhia kanë raportuar aksidente të shumta për shkak të trafikut. AFP sjell pamjet me dron nga situata në Çikago. /oranews/