Gjithçka nga mjalti, në Tetovë filloi me punë HONEY HOUSE

Unik për nga forma, kompleks për nga përmbajtja HONEY HOUSE është një brend i ri nën rrënjët e Malit Sharr, informon portali “tetova1”.
“Gjithçka nga mjalti, prej shijes së ushqimeve dhe pijeve të ndryshme, duke vazhduar me kozmetikën dhe mjekësinë popullore, e deri tek një stil i ri jetese duke marrë shembull bletën.

Në HONEY HOUSE mund të nisni ditën me mëngjes me mjaltë, deri tek ëmbëlsirat e ndryshme që kan përmbajtje mjaltin dhe duke përfunduar me një mbrëmje me një çaj relaksi nga lulet të mbledhura me delikatsë shoqëruar me mjaltë po nga ata lule”, thotë Driton Dikena pronar i Honey House.

Risi në “Honey House” është se mundësohen edhe këshilla për bletar nga maestro i bletarisë Alil Alili.
Z.Alili do të jetë në zyrat Honey House për t’ju dhënë këshilla mbi bletarinë dhe mënyrën e bletnimit të gjithë bletarëve.


Ne besojmë fuqishëm, se këshilla e mirë është rruga më e sigurt për sukses-thonë nga HONEY HOUSE.
Alil Alili është nga fshati Përshevc e Komunës se Tearcës. Ka filluar të merret me bletari prej viteve 70-ta të shekullit të kaluar.
Përvoja prej 5 dekadave e ka bërë një ndër njohësit më të mirë të bletarisë në rajon
Vazhdon të jetë mësuesi dhe udhërrëfyesi i shumicës për ne.
Bletar të nderuar, shfrytëzoni përvojën e maestros-Suksesi nuk do ju mungoj
HONEY HOUSE ACADEMY, një vend i sigurt për bletarinë

Mirë se vini
Dhe bëheni pjesë e familjes sonë
Besimi juaj, obligimi për kualitet i joni
HONEY HOUSE – një vend plot shije natyre
Gjendemi te Parku i bletëve, përball Xhamisë së larme në Tetovë./tetova1/