Gjithsej 80 mijë euro dënim për 23 persona që protestuan në Hasanbeg

Advertisment

Mbi 80,000 euro është gjoba totale e propozuar për 23 persona nga Hasanbegu i Shkupit, të cilët më 13 prill nuk e respektuan orën policore, përkatësisht kanë vepruar në kundërshtim me vendimin shtetëror për regjim special të lëvizje në territorin e vendit.

Tre persona tashmë janë gjobitur me nga 5.000 për secilin.

Reklame

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, të pandehurit janë identifikuar si persona të cilët më 13 prill rreth orës 22:00, gjatë orës policore, janë gjetur të mbledhur jashtë shtëpive të tyre në Hasanbeg të Shkupit.

Prokurori kompetent i propozoi Gjykatës të shqiptojë gjobë prej 100 globave ditore me nga 35 euro për secilin nga të pandehurit.