Gjo ba nga 20 euro për funksionarët e BDl-së që morën pjesë në ditëlindjen e Ahmetit

Ministria e Brendshme bën me dije për Alsat se ka gjobitur 8 persona me nga 20 euro secili për mbledhjen e funksionarëve të BDlsë për ditëlindjen e liderit të tyre, Ali Ahmeti.
Alsat ka mësuar nga burime në Ministrinë e Brendshme se 8 urdhra pagese me nga 20 euro secila janë dërguar tashmë për disa nga të ftuarit në zyrën e Artan Grubit. Midis tyre janë lideri Ali Ahmeti, nikoqiri Grubi, si dhe për Bujar Osmanin.

Ditëlindja e 62-të e Ali Ahmetit dhe hapja e lokaleve në ndërtesën e re stil barok prej 14 milion eurosh, ku do të vendoset selia e Ministrisë së re të Sistemit Politik, ishte rasti që udhëheqja më e afërt e BDlsë të mblidhej dy ditë më parë pa maska dhe pa distancë sociale, duke mor respektuar asnjë masë antiCOVID.