Gjuriq ambasador i Serbisë në Uashington

Advertisment

Politikani serb, Marko Gjuriq, është shkarkuar sot nga pozita e drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë dhe siç mëson portali “Kosovo Online”, ai është emëruar ambasador i Serbisë në Uashington.

Ky emërim është bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë serbe.

Reklame

Marko Gjuriq deri në vitin 2014 ka mbajtur pozitën e drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Gjuriq njihet si një prej politikanëve më të besuar të kreut të shtetit serb, derisa njihet edhe për pozicionin e tij të fortë kundër Kosovës.