Gjuriq nesër në Kosovë

Advertisment

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nesër do të vijë në Kosovë. Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nesër do të vijë në Kosovë.

Sipas mediumit serb “B92”, transmeton lajmi.net, Gjuriq do të vijë në Kosovë në prag të Krishtlindjeve Ortodokse.

Reklame

Ky medium shkruan se Gjuriq do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjeve në portin e kishës së Shën Dimitrit në orën 16:00, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas këtij mediumi, festa e Krishtlindjes do të mbahet në sheshin “Shën Sava”, në Mitrovicën Veriore, apo siç njihet ndryshe, djegia e pemës do të bëhet në këtë shesh menjëherë pas riteve fetare që do të nisin në ora 08:00 të mëngjesit.