Deputeti shqiptar ‘ng acmon’ live Klodiana Shalën: Po të isha ministër ti do lëvizje me shofer privat

Advertisment

Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi, komentohet shpesh për ngacmimet e batutat e tij pikante. Ai është kthyer në kryefjalë të mediave, edhe lidhur me qasjen kundër masave ndaj koronavirusit. Gjuzi publikoi më herët një foto në rrjetet sociale, ku shihej me snajper në dorë, duke marrë shënjestër për nga Liqeni i Pogradecit. Kjo foto ka ngjallur reagime dhe është komentuar shumë.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Gjuzi tregoi çfarë mesazhi fshihet pas asaj fotografie, duke mos i shpëtuar as batutave me atleten e njohur Klodiana Shala. Ai tha se fotoja në fjalë është ironi ndaj ministrit të Brendshëm.

Reklame

“Covid nuk më zë, nga axhenda e ngarkuar ishte e pamundur që të vija në 12 e gjysmë. Unë jam më shumë se gjermanët korrekt. Brenda sallës së parlamentit jemi të papërgjegjshëm, jashtë saj po.

Isha i detyruar ta lija aty, mund të ketë prekur gomën. Ishte një rast emergjent, do ta pranoja një gjobë se kam 10 vite pa marrë. Letra vendoset aty se sido që të jetë, të ketë numër telefoni. Policia nuk duhet të lejë rrugë e pa rrugë poligone.

Nuk është e imja arma, e gjeta atje. Ajo foto është ironi ndaj ministrit të Brendshëm. Kam kërkuar interpelancë me Lleshajn, se ka një tolerancë për këtë gjatë kësaj kohe që duhet nëse do iki apo jo.

Ajo është për të treguar se sa lehtë mund të gjenden armët në Shqipëri. Snajperi ishte i mbushur me fishekët që gjuajnë tullumbacet e Rilindjes, që duan të na vrasin me miell të bardhë”, tha Gjuzi.

Kampionia e atletikës është përfshirë në debat me Gjuzin, në lidhje me shkeljen që kishte bërë deputeti dje, duke parkuar në trotuar.

Klodiana Shala: Pse ne hamë gjobë, e ju jo?

Kujtim Gjuzi: Po vendose emrin aty siç e kam vënë unë, edhe nuk merr gjobë.

Klodiana Shala: Në qoftë se vë unë emrin aty, i bie që po bëj karshillëk, edhe ju po bëni karshillëk.

Kujtim Gjuzi: Kampionëve s’u vihet gjobë, po të isha unë ministër ti do të lëvizje me shofer privat./tch