Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë: Hiqet ora policore për personat mbi 67 vjet dhe nën 18 vjet

Advertisment

Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese sot vendosën që të ngirisn procedurë për kategorizimin e orës policore – ndalesën për lëvizje për persona më të ri se 18 vjet dhe për të moshuarit mbi 67 vjet.

Me shumicë votash u vendos se ka dyshime që ky vendim i Qeverisë të mos jetë në pajtim me Kushtetutën.

Reklame

Nga Gjykata Kushtetuese brifojnë se ora policore nuk është kontestuese, por kufizimi sipas moshës.

Kjo do të thotë se me nisjen e procedurës në gjykatë, përfundoi dekreti qeveritar për kufizim të lëvizjes për personat nën moshën 18 vjeçare dhe ata mbi 67 vjet dhe ora policore për ata do të vlejë njëlloj si personat tjerë të cilëve ora policore u fillon nga ora 19:00 deri në ora 5.

Ndryshe, kjo kategori e njerëzve kishin orar të caktuar më të shkurtër nga pjesa tjetër e qytetarëve.