Gjykata liroi nga akuza Mijallkovin për rastin “Tortura” ndaj Lube Boshkovskit

AdvertismentCustom Text

Gjykata themelore e Shkupit sot ka sjellë vendim me të cilin i ka liruar nga akuzat për rastin “Tortura” ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish pjesëtarët e njësitit të policisë “Alfa”.

Gjykata solli vendim të tillë për shkak se prokuroria nuk dëshmoi në vepër se është bërë torturim dhe malltretim tjetër jonjerëzor.

ReklameCustom Text

Rasti “Tortura” në lidhje me arrestimin e Lube Boshkovskit më 4 qershor 2011, u hap nga ish Prokuroria Speciale Publike.
I akuzuari i parë në këtë rast është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe gjashtë anëtarë të njësitit “Alfa”.