Gjykim për Llaskarcën, ja çka ka qenë duke bërë shoferi në momentin e ak sídentit

Advertisment

Shoferi i autobusit të “Durmo Tursit” që u përmbys afër fshatit Llaskarcë, nuk ka biseduar në telefon celular dhe nuk ka fjetur, por është e mundur të ketë kthyer nga ana e majtë me trup apo ka shikuar poshtë para tij, potencoi eksperti i cili sot u përgjigj në pyetjet në Gjykatën Pe nale për aks identin e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në të cilin e humbën jetën 16 persona.

Eksperti sqaroi se gjatë ekspertizës kanë konfirmuar me siguri se shoferi nuk ka folur në celular dhe se për kthimin e autobusit nga ana e majtë ku ka dalë nga autostrada është e mundur të ketë kthyer majtas me trup që, siç tha, dhe automatikisht e ka kthyer edhe timonin majtas apo ka shikuar poshtë para vetes, që ka qenë e mjaftueshme, për shkak shpejtësisë së drejtimit, të dalë nga rruga.

Reklame

Në pyetjen e avokates të njërit prej të ak uzuarve eksperti tha se gjatë përgatitjes të raportit nuk ka pasur akses në dokumentacionin mjekësor të shoferit për gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën mbrojtja tha se Prokuroria me qëllim nuk i ka dorëzuar këto raporte mjekësore në Byron për ekspertizë që të konfirmohet raporti aktual i ekspertizës.

Procesin gjyqësor e drejton gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuese e aktak uzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Për aks identin e autobusit ak uzohen gjashtë persona. Pronari i “Durmo Turs” Durmish Beluli, përgjegjësi për transportin në formë Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoel Trifunovski ak uzohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë të njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa tre të punësuar në stacionin e kontrollit teknik Igor Gjeorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpunëtorë në veprën e njëjtë.