Gjykimi për lëndën “Reket” vazhdon më 19 maj

Advertisment

Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon më 19 dhe 20 maj kur fjalë përfundimtare do të kenë prokuroria dhe mbrojtja.

Në Gjykatë Katica Janeva, sot dha deklaratë, me çfarë përfundoi procedura dëshmuese për lëndën “Reket” ku është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe detyrës zyrtare.

Reklame

Gjykata, me kërkesë të mbrojtjes, e largoi publikun në pjesën e gjykimit ku Katica Janeva dëshmoi për informacione të besueshme për lëndën “Reket” në të cilën është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Paraprakisht, Janeva tha se me Bojan Jovanovskin fillimisht disa herë kanë biseduar për marrjen pjesë në emisionet e TV1.Përveç takimeve zyrtare, me Bojanin kanë zhvilluar edhe miqësi joformale dhe pirje të kafesë.

“Me Bojanin më së shumti kemi biseduar për modën, ndërsa kemi folur edhe për dashuri. Ai më pyeste se çfarë të të vesh në emisionet, ndërsa dinte edhe të më kritikojë për veshjen”, deklaroi Janeva.

Ajo theksoi se me Bojanin asnjëherë nuk kanë biseduar për punën e Prokurorisë Speciale Publike, duke treguar se nëse ka pasur nevojë këtë e ka bërë me prokurorët e PSP-së.