Gjyla Çeliku ka një porosi për ambasadorin Dedaj

Advertisment

Gjyla Çeliku

Argatët diplomatik dhe artistik të partisë janë dëmi i shoqërisë! Mbrëmë më pyetën ca miq me të cilët isha vitin e kaluar për të festuar pavarësimin e Kosovës nga organizmi i Ambasadës së Kosovës në Shkup, pse nuk shkoja unë?!

Reklame

Unë zakonisht shkoj në eventet e ambasadave sepse më çmojnë dhe përkrahin aktivitetet e mia, por te organizimi i mbrëmshëm nuk shkova dhe ja pse:

Me Gjergj Dedaj ne njihemi pa qenë Ambasador, u takuam në Bari të Italisë në konferencë ndërkombëtare. Vazhduam raportet miqësore, kur e vendos që të përfaqësojë Kosovën në shtetin tonë, pasi kishte pasur një korrektësi shoqërie u gëzova sepse bashkarisht do kontribonim! E prita dhe nderove me miq dhe dashamirë duke e bërë të ndjehet si në Kosovë, për çdo gjë I thash që na ka aty mua me familjen dhe vazhduam. Diplomacia e tij ra poshtë kur në fjalimin e vitit të kaluar injoroi opozitën duke përmendur vetëm një kryetar të pozitës si lider të shqiptarëve dhe e njejta ndodh edhe tash ku me porosi të klanit pronto përgëzon vetëm një parti shqiptare për meritat e NATO-s, duke harruar që për të njejtën meritorë janë edhe opozita, po dhe partitë maqedonase. Skandal diplomatik!

Vazhdojmë me skandalin njerëzor:

Pavarësisht sa mund të kem mik ose të afërt dikend, te unë njerëzorja mbisundon! Pasi Betim Kabashi i grupit të Kumanovës kishte një intervenim të rëndë në burg, familja e tij nuk kishin asnjë informacion as nga avokati i tij, mos t’flasim ta takojnë. Më mori në telefon babai i tij që ta bëj publike. Unë me një shkrim reagova dhe apelova te Ambasada e Kosovës të ndërhynte në rastin sepse është e drejtë natyrale, përveç ligjores të marrish informata për fëmijën tënd. Më shkruan Ambasadori privat, i përgjigjem shkurt: Merr masa dhe do të largoj postimin. Morën masa, pranova edhe telefonata vajtimi dhe gëzimi nga babai i Betimit me shumë falenderime dhe urime, gjithashtu edhe nga Betimi, u ndjeva femra më e lumtur në botë, ndaj vazhdoj kontriboj!

Mbrëmë derisa nuk shkova në organizim, mu kujtua të shoh në profilin e Ambasadorit Dedaj si kishte shkuar organizimi, por nuk pashë asgje sepse më kishte hekur nga miqësia. Nuk e kuptova pse, nga apeli për ndihmë apo e ka porosit partia?! Shumë e ulët. Por akoma më e ulët ishe që në organizimin tij kishte kënduar kushurira ime Besiana Mehmedi e cila më kishte bllokuar, sigurisht edhe ajo me porosi të partisë sepse bashkëshortin e bënë drejtor ansambli BDI-ja🙂. Atëherë kur Besianës nuk ia varte partia, kërkonte nga unë publikisht ta përkrah të bëhet sekretareshë e përgjithshme në Ministrinë e Kulturës. E përkraha sepse femër, profesionale dhe duke lënë anësh familjarizmin, megjithëse si pasojë fitova shumë sharje nga vetë aktivistët dhe funksionarët e BDI-së, të cilët ajo i di. Ka edhe nje histori tjeter me një funksionar të BDI-së me të cilin kishte probleme gjyqësore, edhe aty u mundova ti ndihmoj dhe sot kur i arriti qellimet e veta mua më bllokoj por dhe çliroj sepse nga unë bllok jetësor ka, me gjithë Gjergjin. Vazhdoni shërbeni partive që i keni para vdekjes, harroni familjen dhe miqësinë sepse ashtu qenkeni formuar, të ndikuar nga interesi personal dhe partiak, jo i përgjithshëm.

Zakonisht njerëzit që nuk i takojnë rrethit tim, Zoti mi largon dhe jam e lumtur! Ju uroj shëndet dhe të keqen nuk ua uroj, por me veprime te tilla largoni familjen dhe popullin, duke i sherbyer vetes dhe partisë, por mos harroni që partia funksionon nga votat e popullit!

Unë përkrah opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sepse ti përfaqëson Kosovën edhe për ata, jo vetem për nje parti me porosi!