Gjyqi mes Zaevit dhe Bozhinovskit, gazetari paralajmëron përgjime të tjera!

Në Gjykatën e Shkupit sot po mbahet seanca gjyqësore kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili është i paditur nga ana e kryeministrit Zoran Zaev.

Bozhinovski deri tani ka refuzuar që seanca të zhvillohet në një sallë të vogël, pasi që ai ka kërkuar praninë e opinionit dhe mediave, ku do të jap dëshminë për kryeministrin Zaev.

Reklame

Bozhinovski ka thënë se ka një audiomaterial të gjatë ku protagonist është Zaev dhe që është regjistruar në vitin 2016.

Zaev kohë më parë ngriti padi ndaj gazetarit për një status në facebook, pasi që Bozhinovski kishte nxjerrë materiale, me pretendimin se kryeministri Zoran Zaev dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev kanë marrë ryshfet me kushtëzime me një vlerë prej 60 milionë eurove.

Avokat mbrojtës i kryeministrit është avokati Miroslav Vujiq, ndërsa i gazetarit Bozhinovski është Sashko Staninov. (INA)