Gjyqtari francez merr vendimin: Rinis ndeshja në ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” me Poloninë ndeshjen e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rezultati zhbllokohet në minutën e 77-të.

Swiderski realizon në portën e kuqezinjve, ndërsa hidhen sende të forta në fushë dhe gjyqtari ndërpret ndeshjen.

Pas ndërprejes prej 15 minutash, gjyqtari francez i takimit, ka vendosur të rinisë ndeshjen. 

Polonia e Lewandowskit kryeson 0:1 në ‘Air Albania’ përpara 22 mijë tifozëve kuqezinj.