Gjyqtari nga Kosova do të ndajë drejtësin në ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Celtic në Ligën e Kampionëve

Në mesjavë fillon faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Të martën, Real Madrid do të jetë mysafir i Celticut në ndeshjen e vlefshme për grupin F.

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj do të jetë pjesë e katërshes zvicerane që do të ndajnë dretësinë në këtë sfidë.

Zogaj është gjyqtar anësor dhe ka drejtuar lojë të nivelit të lartë të UEFA-s.