Gjyshi 80 vjeçar thotë se uji në Mojancë ndihmon në shërimin e gurit në veshkë (VIDEO)

Rreth 20 km larg Shkupit, më saktë në fshatin Mojancë të komunës së Haraçinës gjendet kjo çezme. Shumë qytetarë vijnë këtu për të mbushur ujë, për shkak se mes fshatarëve është i njohur si ujë shërues. Gjyshin që e takuam këtu thotë se me 10 shishe prej këtij uji pastrohen gurët në veshkë. Ai çdo të diel vjen këtu që të mbushë ujë dhe pastaj një shishe e shet për 20 denarë.

“Veshkat kujt i dhëmbin, gurrë kush ka, i shkrinë!”, thotë Saliu nga fshati Orllancë.

Saliu, 80 vjeçar, thotë se uji është i njohur edhe nëpër Evropë dhe fqinjësi. Shton se nuk është vetëm mit dhe se uji me të vërtetë ndihmon në largimin e gurëve nga veshkat.