Godasin me veturë policët dhe i su lmojnë fizikisht! Arr estohen dy të rinj nga Tetova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot pas mesnate janë arrestuar dy 19-vjeçarë nga Tetova pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë goditur me veturë disa policë në detyrë, përcjell TV21. Personat në fjalë janë arrestuar në fshatin Grupçin të Tetovës.

“Me datë 07.01.2022 në ora 00.30 në fshatin Grupçin të Tetovës, policia ka arrestuar O.M. (19) nga fshati Xhepçishtë i Tetovë dhe A.M. (19) nga fshati Poroj për shkak se kanë sulmuar fizikisht dhe me veturë “Volkswagen Lupo” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga O.M., kanë goditur punonjësit e policisë të cilët po kryenin veprime zyrtare”, theksojnë nga MPB.

Reklame