Goditet nga rrufeja, shpëton mrekullisht bariu shqiptar

Advertisment

Një burrë rreth të 60-ve është goditur këtë të martë nga një rrufe, teksa po kulloste bagëtinë e tij në një fshat të Elbasanit.

60 vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Kjo nuk është hera e parë ku në zona malore apo fshatra të vendit, shumë persona kanë patur ‘fatin e keq’ dhe janë gjendur në vendin dhe momentin e gabuar.