Goditje për La Ligën, 6 futbollist me “Covid 19”

Advertisment

Kampionati i futbollit në Spanjë, duket se është shumë larg që të rinis, edhe përpos fakti që klubet kanë filluar me stërvitje individuale të futbollistëve. Lajmet e fundit nga Spanja thonë se numri i futbollistëve të prekur me “Covid 19” ka shkuar në 6-të.

Renan Lodi te Atletiko Madrid, Aleks Remiro i Real Sosiedadit dhe Angel Herrera i Granadas, janë futbollistët e parë që u konfirmuan me koronavirus, ndërsa së fundit janë edhe tre futbollistë të Real Betis që kanë rezultuar pozitiv.

Reklame

Ndryshe La Liga gjatë ditës së sotme, e hënë 11 maj, do të sjell vendimin final për rifillimin e kampionatit.