Gold Ag: Ka dashtë Zoti që unë me fenë islame, me ra në shina të jetës

Gold Ag tashmë njihet si praktikues i fesë islame.

Reperi nga Presheva ka thënë se feja islame e ka vendosur në “rrugë të drejtë”.

“Ka dashtë Zoti që më këtë fe unë më ra në shina të jetës”, ishte një pjesë e deklaratës së reperit kur tregoi për jetën e tij pas përkushtimit ndaj fesë në emisionin Mirage.

Gold AG nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se ai është praktikues i madh i besimit islam.