Gold Ag prezanton bashkëshorten e tij me rastin e Fitër Bajramit (FOTO)

Advertisment

Reperi shqiptar Gold Ag i dha fund beqarisë në muajin Mars të këtij viti, larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Lajmin e dha vetë reperi përmes një postimi të bërë në Instagram, disa ditë pas martesës.

Reklame

Ai publikoi një foto të dy duarve të bashkuara në formë shqiponje dhe të gjithë vëmendjen e morën unazat e martesës.

Reperi është treguar shumë diskret rreth jetës së tij private.

Në një intervistë për “Prive” para pak kohësh ai u shpreh se partnerja e tij preferon të qëndrojë lart mediave.

Mirëpo sot, në kuadër të Fitër Bajramit dyshja kanë pozuar për herë të parë së bashku për publikun.

Gold Ag ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto pranë së shoqes, e cila duket vetëm në profil.

Flokët e saj janë të zeza dhe mban veshur një kostum rozë. “Urime prej nesh”, ka shkruar reperi krahas fotos.