Gold AG reagon pas deklaratës që bëri për Tunën

Advertisment

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gold AG, këto ditë ka qenë një nga emrat më të përfolur në faqet rozë.

Kjo pas një deklarate që kishte bërë të shtunën në emisionin “Shiko kush Luan”, teksa sqaroi ‘sherrin’ me këngëtaren Altuna Sejdiu – Tuna.

Reklame

Megjithatë, artisti ka reaguar sërish duke treguar se nuk e ka fyer pasi tashmë është një nënë dhe se thjesht nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.

Shkrimi i plotë:
Vllezër e motra, i pash disa komente që pse e ke fy Tunën në intervistë te Luana Vjollca.Në asnjë gjysëm fjale se kam fy e as nuk do ta fy asnjëherë më se tash ajo është një nënë.

Kur më pyetën për arsyen, thjeshtë tregova që skam pas qef asi lloj prezentimi i këngëve të prezentohet para motrave e nënave tona.

 

Kjo përgjigje është për ju që that që ofendova por më së shumti për Tunën le ta din që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lere më për lojë.