Goldi: Nëse duam shkollë e nuk duam xhami, dije se aty edukohet fëmija yt që nesër mos të braktisë ty

Advertisment

Gold AG ka ardhur me reagim lidhur me xhaminë.

Në kryeqytet dje është mbajtur një protestë kundër ndërtimit të xhamisë së madhe, shkruan lajmi.net.

Reklame

Një numër i vogël protestuesish kishin dalur për të kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në sheshin “Skënderbeu”.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta dhe nuk ka munguar as ai i Gold AG.

“Nëse thu duam shkollë e nuk duam xhami. Dije se aty edukohet fëmija yt që nesër mos të braktisë ty. Nëse thu dua spital e jo xhamia të marohet. Dije se xhamia është vendi ku zemra shërohet.Nëse kërkon fabrikë e xhaminë se deshe kurrë. Dije që xhamia është fabrika që mashkullin e bën burrë”, u shpreh Goldi pranë një postimi në llogarinë e tij në Facebook./Lajmi.net/