Gostivar, arrestohet 47 vjeçari sepse ofendoi policët

Advertisment

Dje (19-nëntor) rreth orës 12.00, në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë arrestuar personin S.B. (47) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive, ka refuzuar të identifikohet dhe ka ofenduar dhe nënçmuar zyrtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës në fushën e trafikut.

Çështja ndaj tij është duke u shqyrtuar, pas çka do të pasojë parashtresë adekuate.