Gostivar: Një polic dhe tre persona tjerë nga Shkupi kapen me armë dhe drogë

Advertisment

Uniformat blu dje rreth orës 21:40 në rrugën “Ilindensa” në Gostivar kanë arrestuar katër persona për posedim të armëve pa leje si dhe për prodhim ose shpërndarje të materieve narkotike. Në mesin e të arrestuarve është edhe një polic nga Shkupi.

“Janë privuar nga liria E.V. (29), M.K. (20), LL.B.(24) të gjithë nga Shkupi si dhe pjesëtari i policisë M.K. (25)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Reklame

Policia gjatë kontrolli të makinës së tipit BMW me targa të Shkupit, që po drejtohej nga M.K. ka gjetur armë zjarri me 8 plumba si dhe mbetje nga materie e bardhë pluhur.