Sërish është kthyer zjarri në deponinë rajonale Rusino në Gostivar.
Reagime të shumta vijnë nga banorët e Gostivarit.
“Për fat të keq deponija “Rusino” vazhdon të digjet ndërsa ne (banorët e Gostivarit, e në veçanti ne që jemi edhe më afër) vazhdojm të helmohena!. Çdo respekt për zjarëfiksit e qytetit por me gjasë ky zjarr me ujë nuk shuhet!?”, pyet Pajtim Saiti banor i Gostivarit, përcjell TS.
Njësiti i Zjarrfikësve është në kompetencë e Pushtetit Lokal. Mosreagimi në kohë ka bërë që Gostivari të jetë në tym në këto ditë feste dhe pandemie.
Edhe disa ditë më herët, deponia Rusini u përfshi nga flakët./TS/