Grabitet farmacia në Shkup, në pranga tre persona

Një person i maskuar me thikë ka grabitur një farmaci në qendër të Shkupit, policia ka arrestuar tre persona nga Shtipi.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme, dje në ora 13:40 në polici ishte raportuar se në bulevardin “Kliment Ohridski”,

një person i maskuar ka hyrë në një farmaci dhe me thikë ka kërcënuar punonjësin derisa ka vjedhur paratë në kasafortë.

 

Pas marrjes së masave nga policia, policia për veprën në fjalë ka arrestuar personat R.A. (30), S.Gj. (20) dhe V.A. (20) të gjithë nga Shtipi, të cilët u kapën në një automjet të tipit “Golf”, me targa të Shtipit.