GRACIAS DIEGO!!!

Advertisment

Sot vdiq ndoshta gjysma e futbollit, këtij sporti të mrekullueshëm që ka bërë të dashurohet me të i gjithë rruzulli! Diego Armando Maradona nuk ishte thjesht një sportist, një futbollist, një atlet, por ishte diçka më shumë…

“El Pibe de Oro” ishte klasi, gjenialiteti, fantazia, dinamizmi, zgjuarsia, teknika, cilësia, estetika dhe paparashikueshmëria të kompozuara brenda trupit të një njeriu!
Ishte magjia e futbollit, një ndër njerëzit më të njohur në historinë botërore jo vetëm në sport por edhe përtej fushave të blerta, stadiumeve…
Diego Armando Maradona ishte idhulli i fëmijërisë për thuajse të gjithë futbollistët e brezave të rinj.

Reklame

Diego Armando Maradona ishte “fari ndriçues” për një futboll që si mision duhet të ketë argëtimin dhe zbavitjen e masave dhe jo individualizmin.
Natyrisht, çdo gjeni ka të metat e tij dhe Maradona kishte abuzimet përtej fushës, ato të varësisë nga droga. Një kapitull i zi në një libër të madh, gjigant, të pafund!
Maradona ishte ky, në të mirë dhe në të keq. Nuk jemi askush të gjykojmë të tjerët. Na mjafton që ende sot emri i tij është i gdhendur kudo!

“La Mano de Dios” më në fund u zgjat dhe e mori me vete!!!
Por, ai do të rrojë në murales, në kujtesë, në video, fotografi dhe në çdo nuancë të futbollit! Sepse Maradona ishte futbolli
Pushofsh i qetë Diego… 🙏🙏🙏
#TELESPORT