Granit XHAKA “tro.ndit”Arsenalin, idhulli i shqiptarëve paralajmëron largimin

73

Ylli shqiptar i Arsenalit dhe Zvicrës Granit Xhaka ëndërron që të luajë me një ekip më të mirë se Arsenali.

26-vjeçari u shpreh për median zvicerane “Tagblatt” se nuk do ta mbyllë karrierën te “Topçinjtë” duke theksuar se ka ambicie të mëdha për veten.

“Jam shumë ambicioz. Dua të ndërmarr hapin e radhës. Arsenali nuk duhet të jetë ndalesa e fundit për mua”, deklaron Xhaka.

Ai luan sezonin e tretë me Arsenalin duke u aktivizuar në 125 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola.

Duke parë rritjen nga viti në vit në nivelin e lojës, është e natyrshme që shqiptari synon të fitojë më shumë në karrierë.