‘Gratë munden më shumë’ Nga 120 deputetë, 43 prej tyre janë gra të cilat do të hyjnë në Kuvend

Advertisment

Në përbërjen e re parlamentare LSDM do të përfaqësohet me më shumë gra, gjithsej 41.3% u takojnë grave, ndërsa 58.7% u përkisnin burrave. VMRO-DPMNE ka 38.6% gra ndërsa 61.4% burra në parlament. Nga 15 mandatet e BDI-së, 26.7% shkojnë për gratë ndërsa 73.3% për burrat. Në Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa, pjesëmarrja e grave është 25% ndërsa 75% burra. PDSH dhe e majta nuk kanë asnjë një grua duke marrë parasysh se kanë marrë më pak mandate. PDSH 1 dhe e majta 2.

Ilire Dauti për herë të parë do të ulet në karrigen e deputetes nga Aleanca për shqiptarët. Ajo thotë se në vend ende nuk është arritur të nxirret më e mira nga ajo që në fakt ka një grua në këtë shtet.

Reklame

“Ne jemi në një situatë që femra ende nuk ka të drejtën elementare për të patur një vend pune. Nga 160 mijë të pa punët që janë në RMV sipas Entit shtetëror statistikor 67 mijë janë femra ndërsa 24 përqind prej tyre apo mbi 17 mijë janë me shkollim universitar. Në secilën prej tyre shoh një potencial për të pasur një vend pune dhe pastaj pse jo për të qenë deputete”.

Edhe Latifa Shikovska nga sektori joqeveritar do të hyjë në kuvend. Ajo thotë se do të punojë në krijimin e politikave që do tu ndihmojë fillimisht romëve.

Problem i madh është që ka shumë romë të pastrehë. Në programin tonë është e paraparë ndërtimi i 777 banesave sociale, përfshirë një ndërtesë në Shuto Orizare. Sigurisht, në nivel kombëtar, komuniteti Rom është duke u përballur me problemin e infrastrukturës, mungesën e qasjes në institucione të caktuara lokale sepse aty duhet të ndërtohen kanalizime fekale dhe atmosferike”, deklaroi Shikovska nga LSDM.

Merita Koxhaxhiku është njëra prej katër grave e BDI-së cila do ta ngrit zërin për të drejtat e grave në Kuvend.

“Më tepër do të nisem nga ajo për punësimin e të rinjve dhe të rejave. Në ato vende ku nuk ka përfaqësues të shqiptarëve dhe të rinjve aty do të mundohem në atë pjesë por ka edhe shumë gjëra të tjera. Më tepër do të përqendrohem ka rinia. Por edhe për femrën shqiptare që të jenë në vende kyçe se me të vërtetë kemi shumë femra të zonja”, tha Koxhaxhiku.

Në zgjedhjet parlamentare 2020 nga 120 deputetë, 43 janë gra. Që do të thotë përfaqësimi i burrave do të jetë dyfish më i lartë.