Grenell darkon bashk me Vuçiqin me muzikë sërbe në mes të Beogradit (video)

Advertisment

I dërguari i posaçëm i administratës së Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.

Në një video që ka shpërndarë Grenelli në Tëitter shihet një atmosferë e ngrohë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan, shkruan IndeksOnline.

Reklame

 

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, Grenelli së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën./IndeksOnline/