Grenell: Faleminderit Albin!

Advertisment

Richard Grenelli, i dërguari Special i presidentit të ShBAsë për dialogun Kosovë Serbi e ka falenderuar në twitter, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pas takimit që zhvilluan sot.

Grenell përmes twitterit ka falënderuar Kurti duke thënë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për tërë rajonin.

Reklame

“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, ka shkruar Grenell.

Richard Grenell po qëndron në Kosovë, ku gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime në LDK e LVV.

Në agjendën e Grenellit në Kosovë janë edhe disa vizita me biznese në Kosovë.

 

Grenell pas takimeve me LDKnë e LVVnë ka thënë se vendi duhet ta ketë priritet zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ai ka kërkuar që Kosova ta heqë taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe.

I dërguari i Presidentit Trump ka arritur dje në Kosovë ku ka pasur një darkë pune me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ai ka përsëritur se në Kosovë nuk ndodhet për të ndërhyrë në çështjet politike./Periskopi/