Grenell: Historike, mezi pres ta vizitoj Ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Ish-I Dërguari Special i SHBA’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur historike hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Njohja e ndërsjellë me Izraelin dhe hapja e ambasadës në Jerusalem erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit që u nënshkrua më 4 shtator 2020. Ndërmjetës i kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte Grenell derisa marrëveshja u nënshkrua në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Grenell e ka quajtur historike tani hapjen zyrtare të ambasadës së Kosovës si dhe ka thënë se mezi pret ta vizitojë atë.

“E madhe. Historike. E bukur”, ka shkruar ai në Twitter.

“Mezi pres ta vizitojë”, shtoi ai.

Grenell i ka shkruar këto fjalë në një postim të Arsen Ostrovski, analist politik i për Lindje të Mesme, cilin ai e ka shpërndarë.

“Tjetër ditë e bukur historike në Izrael, teksa Kosova formalisht hap ambasadën në Jerusalem”, shkroi ai.

“Kosova bëhet vendi i parë europian dhe me shumicë myslimane që hap ambasadën në kryeqytetin e Izraelit”, shton tutje ai. /Express/