Grenell konfirmon se Trump do ta vizitojë Kosovën

Advertisment

Emisari special amerikan, Richard Grenell, ka thënë se Presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejtë Kosovën dhe rajonin.

Megjithatë Grenell shton se ende nuk është vendosur ndonjë datë.

Reklame

”Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë”.

”Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

Ndërsa ka folur për një radio serbe në Chicago, Richard Grenell, thotë se SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës e Beogradit zyrtar, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vet ato.