Grenell reagon ashpër ndaj Kurtit pas vendimit për taksën

I Dërguari Special i Administratës Trump për dialogun Kosovë Serbi, Ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ShBAtë nuk e përkrahin vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen me kushte të tarifës ndaj produkteve serbe.

Grenell, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, është shprehur kategorikisht kundër vendimit të kryeministri Kurti për largimin e tarifës me kushte.

Reklame

“Ne nuk i përkrahim gjysmë masat e kryeministrit Albin Kurti. Pozicioni ynë është i qartë: tarifa duhet të hiqet plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz dhe kjo i është bërë e qartë presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka thënë Grenell.

Kryeministri Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në orët e mbrëmjes së djeshme, njoftoi se qeveria e Kosovës do të heqë taksën për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja nga 15 marsi.