Greqia do të mbyll kufijtë për serbët

Advertisment

Prej nesër në ora 6 të mëngjesit, Greqia do t’i mbyllë kufijtë për hyrjen e shtetasve të Serbisë, konfirmoi ministri i turizmit, Rasim Lajiq.

Ai shprehet se pas kësaj ore, asnjë shtetas serb nga cilido shtet, nuk do të mund të hyjë në Greqi.

Reklame

Turistët serb që tashmë kanë hyrë, do të mund të qëndrojnë deri në fund të prenotimit. Shkak për këtë vendim të autoriteteve greke është numri i rritur i të prekurve nga korona virusi në Serbi.

Dhjetë ditët e fundit, shumë shtetas serb, nëpërmjet Bullgarisë kanë hyrë në Greqi për t’i kaluar pushimet verore.