Greqia hap kafenetë pas dy muajsh (VIDEO)

Advertisment

Në Greqi, kafenetë dhe restorantet janë hapur për biznes të hënën pasi vendi përshpejtoi përpjekjet për të shpëtuar sezonin e turizmit pas krizës me pandeminë e koronavirusit.

Pas dy muajsh që kishin mundësi që t`i merrnin kafetë me vete, disa banorë shfrytëzuan vendet e mundshme në Athinë për të shijuar mëngjesin në zonën e jashtme, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Reklame

Më shumë se 34 milionë vizitorë udhëtuan në Greqi vitin e kaluar, duke shpenzuar 18.2 miliardë euro (19.5 miliardë dollarë), sipas të dhënave të qeverisë.

“Unë mendoj se të gjithë ëndërruan të dilnin jashtë, ne ishim të uritur të dilnim jashtë. Këtu në Greqi, veçanërisht, jeta zhvillohet jashtë, nuk mund të na mbyllni brenda”, tha Michalis Kapadais një klient i rregullt i kafeterive në një zonë të frekuentuar të Athinës.

Pronarja e një prej kafeterive atje, Liza Meneretzi tha se vitin e kaluar gjatë kësaj periudhe kishin turistë shumë dhe lokalet ishin përplot me njerëz.