Greqia hap sot ishujt për turistët

Advertisment

Greqia ka hequr të hënën ndalimin e udhëtimit breda përbreda ishujve të saj teksa përpiqet të rindizë industrinë e saj turistike pas disa javësh në mbyllje të koronavirusit.

Anijet kanë rifilluar të lundrojnë drejt ishujve që kanë qenë të mbyllur që kur qeveria Greke vendosi kufizime për të përmirësuar përhapjen e Covid-19 në mars.

Reklame

Javën e kaluar, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga 15 qershori, më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Ai tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë deri në 1 korrik, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe një karantinë dy-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi.

Por turistët nga vendet me nivele të larta infeksioni nuk do të lejohen fillimisht të vizitojnë vendin.

Industria e turizmit në Greqi është jetike për ekonominë e vendit, duke përbërë rreth një të katërtën e PBB-së së vendit./ Opinion.al