Gresa do iu lë pa fjalë me intepretimin e këngës “Çohu Rexho” (VIDEO)

Advertisment

Gresa solli në versionin e saj një këngë shumë të njohur. Edhe Gresa Behluli vendosi që të lansojë një këngë të re për fansat e saj në këtë fundvit.

Këngëtarja kësaj radhe ripërpunoi në versionin e saj këngën “Çohu Rexho”, të cilën e ka ndër projektet e preferuara.

Reklame

Përmes një postimi në Instagram, Gresa tha se këtë këngë e kishte dëgjuar për herë të parë nga Nexhmije Pagarusha, e pastaj edhe nga nëna e saj, Shkurte Fejza, andaj pëlqeu ta realizojë në versionin e saj.

“Çou Rexho” ndër kenget e mija të preferuara që paraqet një histori të dhmbshme…

Për herë të parë e kam ndëgju nga kengetarja e madhe Nexhmije Pagarusha pastaj kam pas rastin me ndegju shume here Live në koncerte të ndryshme edhe nga nëna ime shkurte.fejza kështu vendosa me risjell të përpunuar në stilin tim… Shpresoj ta pelqeni!💖“, shkruan Gresa