Greta Thunberg fiton 1 milion dollarë

Advertisment

Greta Thunberg, aktivistes për ambientin nga Suedia, i është dhënë një çmim i ri humanitar me vlerë prej 1 milion euro, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Themeluesja 17-vjeçare e School Strike for Climate, fitoi çmimin përurues Gulbenkian Prize for Humanity.

Reklame

Gjykatësit e përshkruanin atë si “një nga figurat më të shquara të ditëve tona”.

Thunberg tha se ajo do të dhurojë paratë për projekte bamirësie që luftojnë “krizën klimatike dhe ekologjike”.

Thunberg është nominuar dy herë për çmimin Nobel për Paqen dhe është zgjedhur “Personi i Vitit” nga Time’s Magazine.

Duke iu përgjigjur lajmeve, ajo tha: “Jam jashtëzakonisht e nderuar që kam marrë çmimin Gulbenkian për njerëzimin”.

“Ne jemi në një situatë emergjente klimatike dhe fondacioni im do të dhurojë sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha paratë e çmimit prej një milion euro për të mbështetur organizatat dhe projektet që janë duke luftuar për një botë të qëndrueshme”.

Çmimi, i dhënë çdo vit, synon të “njohë njerëzit, grupet e njerëzve dhe / ose organizatat nga e gjithë bota, kontributet e të cilëve në zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dallohen për risinë, inovacionin dhe ndikimin e tij.” /Insajderi.com