Gruaja 103 vjeçare shërohet nga koronavirusi

Advertisment

Një grua 103 vjeçare iraniane është shëruar nga infektimi me koronavirus, nga i cili kanë vd ekur mijëra njerëz në mbarë botën.

Sipas rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore “Semnan”, Nevid Danayi, zonja e moshuar tashmë është liruar nga spitali, duke u bërë personi i dytë më i moshuar që shërohet nga virusi i njohur edhe si Covid 19.

Reklame

Ky zyrtar nuk e zbuloi identitetin e të mbijetuarës, por theksoi se ajo është shëruar plotësisht, shkruan “Anadolu”.

Para një jave, autoritetet kineze thanë se një person 103 vjeçar është liruar nga spitali pasi ishte shëruar nga koronavirusi për vetëm gjashtë ditë.

Mjekët kanë thënë se personat e moshuar bëjnë pjesë në grupin e atyre që janë më të rrezikuar nga virusi i ri për shkak të imunitetit të dobësuar dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore më të rënduar.

Deri më tani, gati 200 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, kurse mbi 7 mijë e 900 kanë vd ekur. Rreth 82 mijë të infektuar tashmë janë shëruar.