Gruaja diagnostikohet për herë të dytë me koronavirusin e ri pas shërimit nga sëmundja herën e parë

Një grua në Japoni ka rezultuar pozitive për herë të dytë me koronavirusin e ri vrasës pasi e kishte kaluar sëmundjen disa javë më parë.

Gruaja që punon si guidë turistike autobuzi në Osaka, dhe është personi i parë në vend që preket për herë të dytë nga virusi. Tetë njerëz kanë vdekur deri tani në Japoni nga epidemia.

Reklame

Doktorët kishin paralajmëruar dhe më parë nga përsëritja e infektimit me koronavirus pasi ende nuk janë të sigurtë sesa mund të zgjasë imuniteti.

Eksperti britanik Dr Babak Ashrafi, tha për mediat: ‘Ekspertët po mbledhin informacione mbi të infektuarit dhe reagimin e sistemit të tyre imunitar. Ne e dimë se kur prekemi nga virusi trupi nis të mësojë të luftojë kundër tij deh pas shërimit trupi mbetet me më shumë aftësi për ta luftuar atë. Por shpejt trupi dhe mendja jonë harron me kalimin e kohës dhe imuniteti shuhet”.