Gruaja e Përparim Ademit nga Maqedonia pohon miqësinë me dy viktimat: E dija që ishin në lidhje, kam heshtur të ruaj martesën

Gruaja e Përparim Ademit, e cila jeton në Maqedoni ka qënë mikeshë me dy motrat që u vranë nga 59-vjeçari i cili kreu krimin e rëndë më 31 dhjetor 2020.

Ajo është shprehur se ka qenë në dijeni të tradhëtisë së bashkëshortit me dy motrat. Sipas saj, për të mbajtur familjen të bashkuar ka heshtur dhe madje ka bërë mikesha dy motrat.

Reklame

‘I kam bërë mikesha, udhëtoja me to. Kam heshtur për të ruajtur marrëdhënien.’- është shprehur gruaja e Ademit, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo ka shtuar se ka patur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku. Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.