Gruaja e presidenti Zelensky, Olena thotë se konflikti nuk e ka ndryshuar burrin e saj

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka treguar se nuk e ka parë bashkëshortin e saj që nga fillimi i luftës më shumë se dy muaj më parë.

Duke folur për gazetën polake Rzeczpospolita, ajo ka thënë se “po e shihte presidentin Zelensky ashtu si ju – në TV dhe në video kasetat e fjalimeve të tij”.

Reklame

Zelenska ka thënë se konflikt nuk e ka ndryshuar burrin e saj, pasi ai ka qenë gjithmonë i tillë, një njeri tek i cili mund të mbështetesh, përcjell rtv21.tv

Duke i bërë jehonë komenteve të presidentit, ajo ka akuzuar Rusinë për komplot për të kryer gjenocid, diçka që Rusia e ka mohuar me forcë.

Zelenska është pyetur nëse kishte ndonjë mesazh për nënat apo partnerët e ushtarëve rusë.

“Nuk kam çfarë t’u them më”, ka thënën ajo.

“Nëse arkivolet nuk i bindin ata se diçka nuk është në rregull këtu – nuk kam asgjë për t’u thënë atyre”, ka shtuar Zonja e Parë./21Media