Gruaja me mbulesë, kampione në garat me makina në Kosovë (VIDEO)

118

Blerta Bytyqi nga Prizreni, nënë e dy fëmijëve, është gruaja e parë që bart mbulesën dhe është kampione në garat me makina në Kosovë. Blerta thotë se duhet guxim për t`u marrë me një sport të këtillë

“Mbulesa nuk është pengesë për asgjë. Kur kam marrë pjesë në garë, publiku është krenuar me suksesin tim , kam pasur shumë duartrokitje. Është ndjenjë shumë e bukur, ndihem shumë mirë kur ngas makinën”-thotë mes tjerash Blerta.

Përkrahësit e saj më të mëdhenj janë burri dhe dy djemtë e saj. Ata shkojnë në të gjitha garat ku merr pjesë Blerta. Njohuritë e para për vozitje ajo i ka marrë nga babai i saj.