Gruaja me mbulesë që ia solli Kosovës dy rekorde Guinnes

Advertisment

Një letër e vetme iu desh që të krijojë lulen më të madhe në botë.Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj për dy vite radhazi ka arritur të hyjë në Librin e Rekordeve – Guiness përmes artit të palosjes së letrës që quhet origami.

Rekordin e parë ajo e theu me lulen më të madhe në botë të punuar me vetëm një fletë, rekord që e mbante Franca dhe më pastaj me vazon më të madhe nga letra.Në një intervistë për KALLXO.com, Fejza-Idrizi tregon vështirësitë që ka hasur gjatë përgatitjeve, për të cilat i është dashur ndihmë edhe nga qytetarë të tjerë.

Reklame

“Meqenëse artin origami e kam praktiku vite më parë, synimi im ka qenë që ta realizojë një rekord botëror dhe kështu realizova lulen më të madhe në botë me 13×13 metër me 8.7 diametër, kështu që ka qenë mjaftë e vështirë meqenëse këtë rekord e mbante më parë Franca, mirëpo me suksese ia arrita. Pastaj, lindi dëshira që të vazhdoi me rekordin e dytë, që mund të them se është i jashtëzakonshëm për arsyeje që është një vazo gjigande e krijuar e tëra me copa letre pa ngjitës me lartësi 2.21 me 2.38 dhe me diametër 7.8 x 8.95, pra përmbi 80 mijë copa letër janë përdorë në këtë projekt, ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë ajo.

Artistja ka filluar punën për të thyer edhe një rekord të ri, atë me flamurin e Kosovës me perimetër 1200 metra katror.“Për momentin jam duke e përgatit një rekord të ri, flamurin më të madh në botë ku për momentin e mban një shkollë në Mongoli. Punimi i tejkalon 1200 metër katror me mbi 100 mijë copa të punuara, ku secila copë e që edhe vështirësitë e veta, pasi që secila copë ndërtohet më 15 thyerje dhe të gjitha këndet duhet me qenë të barabarta në mënyrë që të përputhen njëra me tjetrën”, theksoi ajo.

Për të rinjtë që dëshirojnë të mësojnë këtë art, ajo bëri të ditur se së shpejti do ta hapë qendrën e parë në Mitrovicë e pastaj do të vijë edhe me një qendër tjetër për origami në kryeqytet.“Unë fillimisht kam hartu edhe një program edukativ, që po synojë me hap një qendre edukative në Prishtinë dhe Mitrovicë. Do të jetë një qendër arti që për synim kam zhvillimin e artit origami, me i kyç moshat prej 5-17 vjeç. D.m.th. këto mosha të reja kam dëshirë njëkohësisht po synojë që me i realizu rekordet botërore pse mos të i angazhojë edhe të rinjtë që të jenë pjesë e botës”, u shpreh Fejza-Idrizi.