Gruaja po e pret fëmijën e 16-të, emrat e të gjithëve fillojnë me C

Advertisment

Një grua me 15 fëmijë ka bërë me dije për mediet britanike se është shtatzënë me fëmijën e saj të gjashtëmbëdhjetë vetëm tre muaj pas lindjes dhe thotë se nuk do e përjashtojë si mundësi që të ketë fëmijë të tjerë në të ardhmen.

Patty Hernandez, 38, dhe burri i saj Carlos, 37, jetojnë në një shtëpi me pesë dhoma gjumi në Charlotte të Karolinës së Veriut, në të cilën strehohen edhe me 15 fëmijë të tjerë, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Reklame

Çifti shpenzon 500 dollar në javë vetëm në sende ushqimore dhe pelena. Si rrjedhojë e numrit të madh të anëtarëve të familjes, çifti janë duke kërkuar për një automjet të ri me shumë ulëse.

Nga 15 fëmijë, dhjetë i takojnë gjinisë femërore dhe pesë gjinisë mashkullore. Nga gjashtë prej tyre janë grupe binjakësh.

Të gjithë fëmijëve iu fillon emri me shkronjën ‘C’, për nder të babait të tyre, i cili punon si pastrues dyshemesh për të mbajtur familjen e tij. /Lajmi.net/