Grubi: BDI-ja fitues absolut tek kampi politik shqiptar kurdo që mbahen zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi në Euroneës Albania ka thënë se të gjitha sondazhet si brenda shtetit po edhe ato të organizatave ndërkombëtare fituese absolute tek kampi shqiptarë e nxjerin Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ai tha se edhe sikur të bëhen bashkë të gjitha partitë politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Besa po edhe PDSH-ja së bashku, nuk kanë vota sa ka BDI-ja.

Shtoi se partitë maqedonase që do të fitojë në zgjedhjet, duhet ta rrespektojë parimin fitues me fitues sepse pa BDI-në e cila do ti fitojë zgjedhjet Qeveria e ardhëshme nuk do të jetë stabile.

Deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integim është kundër zgjedhjeve të parakohshme sepse të njëjtat do të bllokonin projekte shumë të rëndësishme.